Prezantohemi

Janar 9, 2014

arome-lule-Mjalti-KapshticaMjalti Kapshtica filloi veprimtarinë në 2000 me Sybi Gani, duke marë për sipër mirëmbajtjen e disa koshereve. Dëshira dhe pasioni per bletarinë erdhi duke u ritur derisa filluam të njihemi si bletërritës.

Shitja e mjaltit filloi mbas disa vite më vonë, si fillim vetem ne zonen e Devollit duke u përhapur dalë nga dalë dhe më tej. Që atehere ne si familja Gani, vazhdojme veprimtarine duke kushtuar rendesi bletëve dhe prodhimit te mjaltit natyral me cilesi te larte . Numri i koshereve ka arritur deri ne nje qind. Nje ndihmë te madhe ka dhene dhe vendodhja e bletëve tona në jug-lindje te Shqiperisë.

Ne ndodhemi ne Kapshtice, afër doganes shqiptare me te njejten emr, te rrethuar nga kodra dhe male, të mbuluar me shkurre dhe pyje ku llojshmeria e luleve është shume e madhe. Gjithashtu jemi te perkedheluar nga nje klime shume e shëndetshme e karakterit kontinental, me nje verë të ngrohtë dhe me nje dimër të fresket. Prandaj ju mirëpresim te Mjalti Kapshtica, zemra e ëmbël e Devollit. Vizitorët janë gjithmonë më se të mirëpritur, do ta shikoni vet se si do te pushtojmë zemrën tuaj vetëm me një lugë mjaltë.

Misioni jonë: Të ndihmojë dhe të mbrojë kosheret e bletëve tona. Të kënaqim dhe të ruajm shëndetin e klientëve tanë me një mjalt natyral dhe të shëndetshëm.

Mirëpresim kërkesat tuaja.  Kontakto tani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *