E kupton që je bletërritës kur…

Unë jam një bletërritës dhe shumë shpesh e gjej veten në situata që jam duke ju treguar më poshtë.  Besoj se në qoftë se dhe ju e gjeni veten të pasqyruar në këto pohime atëherë ne ndajmë të njëjtin pasion, pasioni për bletarinë.

E kupton që je bletërritës kur:

  • Kur keni përgjigjen të gatshme për çdo pyetjeve në lidhje me bletët dhe me vlerën e mjaltit në parandalimin e alergjive dhe sëmundjeve.
  • Kur xhami i automjetit tuaj ka të paktën dy pika të verdha mbi të.
  • Kur gjatë vitit pret me padurim telefonatat nga komshinjtë që ju kërkojn të merni bletët tuaja që roitin.
  • Kur te supermerkatet e mëdhaja jashtë botës kontrollon për herë etiketat dhe çmimet e mjaltit.
  • Kur jeni fort të vetëdijshëm për ngrirjen parë dhe të fundit të çdo dimëri.
  • Kur e di periudhën e lulëzimit të shumë luleve më mirë sesa kopshtarët e shtetit.
  • Kur nuk ju bezdis të lëvizni me makinë me dy ose tre bletë që fluturojnë brenda automjetit tuaj.
  • Kur të afërmit dhe miqtë tuaj e dinë me saktësi se çfrar do ju dhurosh për festa.
  • Kur ju tërheq vëmëndjen një lëndinë me lule dhe ju ndaloni për te kontrolluar se bletët janë tuajat apo jo.
  • Kur rri ulur afër një koshere për të luftuar me bletët tuaja kundër bletëve hajdute për orë të tëra.
  • Kur ju kurrë nuk pushoni së u befasuari se sa të mrekullueshme janë këto krijesa.

Shkruani një koment në qoftë se ju e gjeni veten tuaj në ndonjë nga pohimet e mia. 🙂

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *